Presidentja Osmani: Nuk do t’u japim as një pëllëmbë tokë atyre që bënë gjenocid në Ballkan

Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, së fundmi ka dhënë një intervistë për një gazetë italiane, e cila u botua dje. Në intervistën relativisht të gjatë, zonja Osmani dha qëndrimet e saja për çështjen e veriut, rrezikun nga Serbia, për çështjen e Ukrainës, e dialogun me Serbinë. Shefja e shtetit, në intervistën për gazetën italiane “Il fatto quotidiano”, foli edhe për skenaret e mundshme të paqes.

Në pyetjen e gazetarit se cili duhet të jetë zgjidhja më e mirë që duhet të ndiqet për të zgjidhur çështjen e Kosovës, zonja Osmani ishte e qartë në përgjigje. Në opinion e komandantes supreme, ideja e shkëmbimit të territoreve, që dikur përkrahej nga ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është një skenar i çmendur.

Në përgjigjen e shkurtër, zonja Osmani deklaroi se nuk do të jepet asnjë centimetër të territorit te ata që kryen krime në Ballkan.

“Asnjëherë shkëmbim territoresh, asnjëherë cedim i një cope të Kosovës te Serbia, këta janë skenarë të çmendur dhe të palogjikshëm. Nuk do t’u japim as një pëllëmbë tokë atyre që bënë gjenocid në Ballkan.” – komentoi shefja e shtetit.

Por Osmani ishte marrë me këtë temë edhe më herët. Madje “korrigjimit të kufijve”, ide e përkrahur nga Thaçi, i kishte kushtuar vëmendje edhe në fjalimin vjetor të saj.

“Koha e tregtarëve të kufijve ka perënduar.” – ishte shprehur qartësisht zonja Osmani, ani pse dështoi të tregonte se koha e kujt kishte ardhur.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Manchester United kërkon të nënshkruajë me mbrojtësin e Milanit

Read Next

Moti ne Gjakovë – Parashikimi për 7 ditë