Mosmarrëveshja në trafik përcillet me kanosje me armë zjarri

Pas një mosmarrëveshjeje në trafik është arrestuar një burrë në Fushë-Kosovë, i cili dyshohet se kanosi me armë zjarri një person tjetër.

Policia bën të ditur se të dyshuarit iu kontrollua makina ku iu gjetën dhe sekuestruan një pistoletë me 13 fishekë.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia. /Klankosova.tv/

Read Previous

Presidenti i Lazios: Jemi shkatërruar nga sistemi, futbolli në Itali ka vdekur

Read Next

Kurti flet për vizitat në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Irlandë