Miratohet në parim Projektligji për dërgimin e FSK-së jashtë vendit

Me 65 vota për Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Projektligjin për dërgimin e FSK-së jashtë vendit.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka paraqitur projektligjin për dërgimin e FSK-së jashtë vendit.

Deputeti i VV-së, Enver Dugolli tha se Komisioni për Çështje të Sigurisë ka shqyrtuar këtë Projektligj duke shtuar se i plotëson kushtet e parapara.

Deputeti i PDK-së Hysen Berisha, ka shprehur mbështetjen për këtë projektligj, por që ka pasur dy vërejtje.

E deputetja Time Kadriaj tha se në parim do ta mbështesin këtë projektligj duke parë rëndësinë që ka./Reporteri.net

Read Previous

Kuvendi i Kosovës miraton raportin vjetor të Avokatit të Popullit

Read Next

Lista e më të votuarve nga AAK dhe LVV për asamble komunale