Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli sot pritet të raportojë para deputetëve në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se Rizvanolli do të raportojë lidhur me nivelin e zbatimit të Ligjit për komunikimet elektronike.
Kjo mbledhje do të fillojë nga ora 10:00.
Ndryshe, më 8 dhjetor, Kuvendi i Kosovës, në një seancë të jashtëzakonshme, ka votuar pro vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energjisë edhe për 30 ditë.