Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka paralajmëruar masa ndaj Nehat Thaçit, drejtor i Shërbimit Korrektues të Kosovës, pasi siç ka thënë ajo kanë evidentuar disa shkelje, raporton Ekonomia Online.
Ajo në një konferencë për medie ka përmendur disa nga shkeljet që kanë gjetur, si kontrata dhe transfero të paligjshme, rekrutime të paligjshme.
“Para disa ditësh kemi pranua në kabinet disa shkelje brenda Shërbimit Korrektues. Janë lidhur kontrata dhe janë bërë transfere të paligjshme. Marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Health, riparimi i agregateve, procedura e prokurimit, furnizimi me ushqim për qendrën e paraburgimit dhe disa çështje tjera që janë të bëjnë me rekrutime. Sot do të procedojmë për marrjen e masave të drejtorit të shërbimit korrektues”, ka thënë Haxhiu./eo/