Të jesh i lidhur me një femër ‘të pavarur’

Të kesh në krah një femër të pavarur, është eksperiencë unike

Nuk keni përse të shqetësoheni shumë për të sepse ajo e di ç’bën, por kjo nuk do të thotë që ju duhet të ndaloni së kujdesuri për të.

Ka një vijë shumë të hollë mes neglizhencës dhe dhënies së hapësirës.

Kështu, për të ç’koduar këtë lloj lidhjeje në dukje komplekse, është mirë të dini këto gjëra:

1. Ki parasysh që ajo është feministe!

2. Ajo pret që ju të merrni iniciativën e të bëni plane.

3. Ajo do që ju ta bëni atë të ndihet si një pjesë integrale e jetës suaj.

4. Ajo dëshiron një marrëdhënie serioze dhe jo një lidhje gjysmake. Që do të thotë, përkushtim!

5. Ajo nuk do t’i fshehë mendimet e saj për miqtë tuaj dhe nuk do t’i “zbukurojë” kritikat e saj.

6. Ajo ju shikon si një dëgjues të mirë i cili e ndihmon atë në vendimet e jetës.

7. Një femër e pavarur pretendon vëmendjen tuaj të plotë dhe do të urrejë faktin nëse ju filloni të shpërqendroheni nga celulari në mes të një takimi mes jush./Telegrafi/

Read Previous

Ministri i Jashtëm të Maqedonisë së Veriut në takim me Presidenten Osmani

Read Next

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu paralajmëron masa ndaj Nehat Thaçit