Ministria e Shëndetësisë njofton se qendrat e vaksinimit nuk do të punojnë nesër

Qendrat e vaksinimit kundër COVID-19 nuk do të punojnë ditën e enjten, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Sipas njoftimit zyrtar, vaksinimi kundër COVID-19 do të vazhdojë në të gjitha qendrat ditën e premte, më 18 shkurt 2022, sipas orareve të rregullta të vaksinimit që i kanë qendrat në çdo komunë.

“Komiteti për imunizim kundër COVID-19 i Ministrisë së Shëndetësisë i njofton qytetarët se qendrat e vaksinimit kundër COVID-19 nuk do të punojnë ditën e enjte, me datë 17 shkurt 2022, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Vaksinimi kundër COVID-19 do të vazhdojë në të gjitha qendrat ditën e premte, më 18 shkurt 2022, sipas orareve të rregullta të vaksinimit që i kanë qendrat në çdo komunë. Duke ju bërë thirrje që të zbatojnë masat në fuqi dhe të vaksinohen kundër COVID-19, në mundësinë e parë, Ministria e Shëndetësisë i uron qytetarët me rastin e Ditës së Pavarësisë”, thuhet tutje në njoftim.

/Klankosova.tv/

Read Previous

Pensionohet inxhinieri për Planifikim dhe Zhvillim në KRU “Gjakova” z.Faruk Polloshka

Read Next

16 shkurti shpallet si dita Përkujtimore e Profesionistëve Shëndetësorë