Ministria e Infrastrukturës: Rrugët janë të kalueshme

Ministria e Infrastrukturës njofton se të gjitha rrugës që janë në menaxhimin e saj janë të kalueshme.

Lajmin e ka bërë të ditur shefi i Departamentit të Mirëmbajtjes së Rrugëve në MI, Gëzim Osmani

“Sipas informatave nga tereni nga menaxherët rajonal gjendja e rrugëve nacionale dhe rajonale në tërë Kosovën pas reshjeve të borës është e mirë. Rrugët janë të lira për qarkullim”, tha Osmani

Ai shton se është duke u intervenuar nëpër rrugë duke hedhur kripë.

“Kompanitë kanë intervenuar me pastrim dhe janë duke intervenuar me kamionë borëpastrues në pastrimin e rrugëve nga bora si dhe me hedhje të kripës”, përfundon ai

Read Previous

​Mënyra se si mbani para në portofolin tuaj tregon nëse do të jeni të pasur apo të varfër

Read Next

Rritja e numrit të të infektuarve me Covid-19, vetëm në Prishtinë 3 613 raste aktive