Ministria e Arsimit hap tenderin për ndërtimin e Fakultetit të Mjekësisë në Gjakovë

Ministria e Arsimit hap tenderin për ndërtimin e Fakultetit të Mjekësisë në Gjakovë.

Përmes një postimi në rrjetin scoial facebook, Ministrja e Arsimit znj.Arbërie Nagavci njofto për hapjen e tenderit për ndërtimin e Fakultetit të Mjekësisë në Gjakovë.

Postimi i plot i Ministres Nagavci:

“Lajm i mirë për Universitetin e Gjakovës

Kemi hapur tenderin për ndërtimin e Fakultetit të Mjekësisë në kampusin e Universitetit të Gjakovës, faza e parë.

Vlera e parashikuar e kësaj kontrate është 3,600,000.00 euro ndërsa kohëzgjatja e kontratës 36 muaj nga dhënia e kontratës.

Afati i fundit për pranim të tenderëve është 25.09.2024 andaj ftoj të gjithë ata që i plotësojnë kushtet që të aplikojnë.

Si Ministri e Arsimit jemi të interesuar që në të gjitha Universitetet të sigurojmë mjedise të duhura për studentët tanë.”

Read Previous

Debutim “ëndrrash” për Zirkzee

Read Next

Trump dhe Harris luftojnë për çështjen më të madhe të zgjedhjeve