Ministri Latifi shpreh ngushëllimet për vdekjen e Dr.Mentor Salihit dhe Skofiar Gjinit

Ministri i Shëndetësisë Dr. Rifat Latifi përmes faqes zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë u shpreh ngushëllime familjarëve dhe kolegëve të Dr. Mentor Salihu dhe Skofiar Gjinit, punëtor të QKMF në Gjakovë, të cilët u ndanë nga jeta si pasojë e një aksidenti gjatë ushtrimit të detyrës së tyre në shërbim të pacientëve.
Ata, do të kujtohen si profesionistë që i shërbyen me përkushtim jetës së qytetarëve deri në momentin e dhimbshëm të ndarjes nga jeta, thuhet në mesazhin e Ministrit Latifi, drejtuar familjarëve, kolegëve dhe miqve të Mentorit e Skofiarit.

Read Previous

Vdes Dr. Mentor Salihi që ishte në autoambulancën e aksidentuar ditë më parë

Read Next

​Parashikimi i motit për sot