Ministri Çeku pret në takim dirigjentin Memli Kelmendi: Kori Siparantum po i sjell vendit suksese të mëdha

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka pritur në takim dirigjentin e Korit Siparantum, Memli Kelmendin pas fitores së medaljes së artë në Grand Prix of Nations, në Suedi.

Ministri Çeku përmes një postimi në facebook, ka thënë se ‘Kori Siparantum’ po i sjell vendit suksese të mëdha.

Në këtë takim, është bërë e ditur se u diskutua edhe për aktivitetet e korit, sfidat dhe planet për pjesën e mbetur të vitit.

“Me dashurinë për muzikën, punën dhe përkushtimin e tyre kanë arritur majat më të larta në muzikën korale botërore. Kori Siparantum po i sjell vendit suksese të mëdha.

Ministri Çeku e priti sot në takim dirigjentin dhe udhëheqësin e korit Memli Kelmendi, të cilin e përgëzoi për suksesin e fundit, medaljen e artë në Grand Prix of Nations, në Suedi.

Bashkë diskutuan për aktivitetet e korit, sfidat, punët aktuale dhe planet për pjesën e mbetur të vitit.

Ministria e Kulturës është mbështetësi kryesor i Korit Siparantum”, thuhet në postim.

/KultPlus.com/

Read Previous

Dhjetëra organizata jo qeveritare i kërkojnë Qeverisë shqiptare të tërhiqet nga marrëveshja me Italinë për emigrantët

Read Next

KE: Gratë në BE ende paguhen 13% më pak se burrat