Ministri Çeku liston të arriturat kryesore gjatë vitit të parë të tij në MKRS

Hajrullah Çeku ka listuar të arriturat kryesore gjatë vitit të parë të qeverisjes së tij në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ai e konsideron një vit aspak të lehtë, por me shumë punë e përkushtim.

Në vijim gjeni postimin e plotë të ministrit Çeku:

Një vit aspak i lehtë, por me shumë punë e përkushtim. Qeverisje me duar të pastra dhe vizion të qartë në art e sport. Një përmbledhje e të arriturave kryesore gjatë vitit të parë në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

🔹 Është themeluar Opera e Kosovës, nga sivjet me program të rregullt

🔹 Kemi ndarë mbi një milion Euro për blerjen e veprave të artit përgjate tre viteve

🔹 Është hartuar koncepti fillestar për themelimin e Muzeut të Artit Bashkëkohor

🔹 Kemi nisur reformën ligjore dhe institucionale në kulture

🔹 Kemi dyfishuar buxhetin për filmin, të cilin po e shpallim fushë të interesit të veçantë publik

🔹 Është miratuar Ligji për arkivat shtetërore, një hap drejt modernizimit të sistemit arkivor

🔹 Mbeshtetja për artistët dhe organizatat kulturore në 2021 ka qenë 2.3 herë më e lartë se në 2020

🔹 Bashkepunim bilateral në kulturë me Shqiperinë, Maqedoninë, Francën, Turqinë, Hungarinë, Katarin, Austrinë

🔹 Është nënshkruar marrëveshja me Komisionin Evropian për programin “Europa Kreative”

🔹 Mbështetja për sportin (pa investime kapitale) në 2021 mbi 5.6 milion Euro (40 përqind më shumë se dy vitet paraprake)

🔹 Kemi nisur hartimin e Strategjisë Shtëterore për Zhvillimin e Sportit

🔹 Kemi përfunduar e përuruar Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë dhe disa palestra të tjera sportive

🔹 Majlinda Kelmendi i ka dhënë fund karrierës si sportiste, ndërsa ne e kemi shpallur Qytetare me merita të veçanta

🔹 Kemi hartuar udhëzimin administrativ për (ri)licensimin e federatave sportive

🔹 Kemi mbështetur programet për masivizimin e sportit (sporti shkollor, sporti universitar, shkolla e skijimit)

🔹 Kemi dyfishuar fondin për ndërhyrje emergjente, nga 200 monumente në rrezik, rreth një e katërta janë shpëtuar

🔹 Është aktivizuar sistemi i mbrojtjes së përhershme të aseteve të trashëgimisë, 54 monumente në proces të shqyrtimit

🔹 Mbështetja financiare për projektet e trashëgimisë kulturore gjatë vitit 2021 ka qenë 3.5 herë më e lartë se në 2020

🔹 Janë miratuar disa akte nën-ligjore në trashëgimi (gërmimet arkeologjike, trashëgimia e luajtshme, licensimi i operatorëve, përcatimi i perimetrit, inventarizimi)

🔹 Kanë nisur ndërhyrjet emergjente në kullat e rrezikuara në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

🔹 Kemi themeluar Komisionin Shtetëror për dokumentimin e shkatërrimit të trashëgimisë kulturore nga forcat serbe gjatë luftës në 1998-1999

🔹 Kemi themeluar Këshillin Shtetëror për Rininë duke inicuar edhe hartimin e politikës shtetërore për rininë

🔹 Kemi angazhuar 100 studentë të Universitetit të Prishtinës në programin e praktikës me pagesë./ KultPlus.com

Read Previous

Qosja dhe Kadare, dy shkrimtarët që cilësuan Ukshin Hotin si qëndresë e pamposhtur shqiptare

Read Next

Kosova s’ka datë se kur do t’i njihet certifikata e vaksinimit në vendet e BE-së