Kino “Hyrije Hana” shënon pesëvjetorin e hapjes me katër ditë aktivitete dhe surpriza
Ukshin Hoti, njëri nga figurat më të fuqishme të rezistencës në vitet më të vështira për Kosovën, tani ka mbetur një nga mijërat personat e zhdukur që prej periudhës së luftës në Kosovë.
Dje janë bërë 23 vjet që kur ka ndodhur masakra e Krushës së Madhe nga forcat serbe, prej së cilës akoma janë 64 persona të zhdukur, përfshirë edhe Ukshin Hotin.
Këto janë dy thënie dedikuar Hotit nga shkrimtarët e njohur: Rexhep Qosja dhe Ismail Kadare.
Rexhep Qosja: “Ukshin Hoti – ky sot është simbol i vetëdijes historike, i ndërgjegjes dhe i qëndresës së pamposhtur shqiptare. Nuk është e çuditshme pse ky është emri më i kuptimshëm, më domethënës, më frymëzues në jetën tonë politike sot. Dhe, kjo tregon se populli ynë e çmon, ashtu siç duhet, njeriun e gatshëm për sakrifica. Dua të besoj se Ukshin Hoti do të dijë ta mbajë si duhet domethënien gjithëkombëtare, që rrezaton sot emri i tij.”
Ismail Kadare: “Kam frikë se pikërisht ky nivel i lartë ka qenë edhe burim i fatkeqësisë, që e ka ndjekur hap pas hapi këtë martir… Është e papranueshme që një personalitet i një populli, pavarësisht se ç’partie i përket, ose nuk i përket, të mbahet në zinxhirë. Është fyerje për krejt atë popull. Më fort se kurrë, kombi shqiptar ka nevojë për njerëz të aftë e me nivel të lartë. Njerëzit e zotë janë princat e vërtetë të një kombi. Për fat të keq, princat goditen shpesh në mënyrë të vdekshme.” / KultPlus.com

