La Repubblica shkruan se Paolo Maldini po tenton një shkëmbim me Sevilla: Samu Castillejo në ekipin andaluzian dhe Papu Gomez te Milani.
Argjentinasi nuk gjen hapësira te klubi andaluz, kurse spanjolli nuk përfshihet te planet e Piolit për sezonin e ardhshëm.
Veç kësaj, duket mundësi e artë merkatoje që dy klubet të krijojnë plusvlera nga transferimi duke i caktuar çmimet e kartonëve më të lartë se sa janë aktualisht
“Djalli” e tentoi edhe në janar fantazistin argjentinas, por Atalanta vendosi të mos e shiste në Serie A. 33-vjeçari mbulon disa pozicione në repartin ofensiv, ndjen mall për Italinë dhe nuk do mendohej dy herë për të kaluar te Milani./abcnews.al/