Meta u ftua nga Osmani, nesër pritet me ceremoni të lartë shtetërore

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, nesër do të pres për vizitë zyrtare, me rastin e përmbylljes së mandatit të tij, presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Osmani do ta presë Metën me ceremonitë më të larta shtetërore nga ora 09:00 nesër në sheshin “Ibrahim Rugova”.

Pas ceremonisë së pritjes, të dy presidentët do të zhvillojnë takim, si dhe në fund të takimit mbajnë konferencë të përbashkët për media.

Zyra e Presidentes bën të ditur se Osmani bashkë me Metën në ora 19:50 do të bëjnë hapjen solemne të Manifesta-s tek pllatoja e Pallatit të Rinisë.

/Klankosova.tv/

Read Previous

Fermeri Anton Ukaj thotë se ky është ndër vitet më të vështira për ata që merren me bujqësi

Read Next

10 vjet nga vdekja e poetit Ali Podrimja