Mësimi në shkollën “Dëshmorët e Hereçit” në kushtet e pandemisë

Shkolla e mesme e ulët “Dëshmorët e Hereqit”, në fshatin Hereq të komunës së Gjakovës është vatër e dijes për 132 nxënës të këtij fshati. Si në shumicën e shkollave në tërë Kosovën edhe këtu ka pasur vështirësi në realizimin e procesit mësimor me sistemin online, u shpreh drejtori Bajram Dobraj.

Gjatë muajit të fundit në këtë shkollë kanë qenë dy mësimdhënës të infektuar me Covid-19, por kjo nuk ka ndikuar që nxënësit t’i kthehen mësimit fizik, që edhe konsiderohet më efektiv.

Orët e shkurtuara po ndikojnë në zhvillimin e procesit mësimor, sipas profesoreshës së gjuhës angleze, Alma Katona.

Nxënësit konsiderojnë se po mësojnë më tepër prej se iu janë kthyer bankave.

Kjo shkollë me gjithsej 10 paralele, nga niveli parafillor deri në klasën e 9-të , ja ka dalë të menaxhojë mjaft mirë me situatën pandemike. Vlen të përmendet se pranë këtij institucioni shkollor është ndërtuar dhe lapidari “Dëshmorët e Lirisë”, që lidhet ngushtë me emrin e shkollës.

Read Previous

Danimarka pezullon përdorimin e vaksinës AstraZeneca, shkak mpiksja e gjakut

Read Next

Më thuaj çfarë flokësh ke të të them sa herë duhet t’i presësh ato. Çelësi i rritjes së shëndetshme