Danimarka pezullon përdorimin e vaksinës AstraZeneca, shkak mpiksja e gjakut

Autoriteti shëndetësor danez të enjten ndaloi përdorimin e vaksinës AstraZeneca të COVID-19 për 14 ditë. Kështu ajo iu bashkua disa vendeve tjera të BE-së dhe vendeve tjera që nuk do ta përdorin këtë vaksinë.

Një numër i pakonfirmuar i pacientëve kanë zhvilluar mpiksje të gjakut pas marrjes së gjilpërave, sipas autoriteteve shëndetësore shkruan DW.

Autoriteti shëndetësor daneze nuk thanë se kishte një lidhje të drejtpërdrejtë midis vaksinës dhe mpiksjes së gjakut, “në këtë kohë”.

Menjëherë pas njoftimit, Islanda veproi njëjtë

Agjencia e barnave daneze tha se ka nisur një hetim mbi vaksinën.

Hetimi po kryhet edhe nga agjencitë korresponduese në vendet e tjera të BE-së, si dhe nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).

EMA është përgjegjëse për vlerësimin dhe mbikëqyrjen e produkteve medicinale në BE.

“Të dy ne dhe agjencia e barnave daneze duhet t’i përgjigjen raporteve të efekteve anësore të mundshme, si nga Danimarka dhe nga vendet e tjera evropiane”, tha në një deklaratë Drejtori i Autoritetit Shëndetësor Danez./DW

Read Previous

8 prerje që i bëjnë flokët e hollë të duken më voluminozë

Read Next

Mësimi në shkollën “Dëshmorët e Hereçit” në kushtet e pandemisë