Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve të vaksinohen me dozën e tretë të vaksinës.
Ai ka thënë se imuniteti bie gjashtë muaj pas marrjes së doëzës së dytë.
Kurti thotë se rënie e tillë e imunitetit krijon rrezik për valë të re infektimesh.
“Largë qoftë ndonjë valë e re, që imponon masa të reja”, ka thënë Kurti.
Andaj, ai u ka bërë thirrje qytetarëve që sa më masivisht të vaksinohen me dozën e tretë.