Mes lotëve ju jipet lamtumira e fundit fëmijëve që humbën jetën nga zjarri në Ujz

Po ju japin lamtumirën e fundit Burhanit dhe Oresit të cilët humbën jetën si pasojë zjarrit që përfshiu shtëpinë e tyre ditën e djeshme. Familja Sadrija, miq e qytetarë të shumtë i përcollën për në banesën e fundit trupat e pajetë të të ndjerëve. I pranishëm në këtë ceremoni mortore ishte kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini i shoqëruar nga bashkëpunëtorët komunal, poashtu  të pranishëm ishin edhe deputetë të kuvendit të kosovës si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve. Vdekja e dy fëmijëve të familjes Sadrija është humbje e madhe jo vetëm për komunën e Gjakovës por për gjithë Kosovën kështu është shprehur kryetari Gjini i cili njëherit shprehu edhe ngushëllime me rastin e kësaj tragjedie.

Prindërit ,vëllezërit dhe gjithë të pranishmit nuk mund të ju përmbaheshin lotëve. Të pikëlluar e me lot në sy lamtumirën ju dhanë edhe shokët e klasës të cilët tashmë nuk do të jenë të ulur bashkë me Burhanin e Oresin në bankat shkollore. Kjo tragjedi na ka trazuar shpirtin të gjithëve kështu është shprehur daja i Burhanit, Hysni  Sylmetaj.

Plagët që mori teksa tentoj për të shpëtuar fëmijët janë të vogla për Zyberin krahas dhembjes që po e përjeton. Trupat e pa jetë u varrosën në fshatin Ujz të Gjakovës.Mbi varret e Burhanit dhe Oresit do të qëndrojnë këto kurora lulesh, por në zemrat e prindërve dhe familjës Sadrija përjetësisht do të qëndrojë dhembja e pikëllimi për më të dashurit e tyre.

Read Previous

Hoti: Lajçakut i ofruam qasje të plotë në arkivat shtetërore të Kosovës

Read Next

Moti sot në Kosovë