Mërgim Vojvoda pranë rinovimit të kontratës me Torinon

Klubi i Torinos është duke punuar për zgjatjen e kontratës së Mërgim Vojvodës.

Palët janë duke punuar për rinovimin dhe marrëveshja tashmë është arritur deri në vitin 2027, raporton gazetari i njohur italian, Gianluca di Marzio.Mbetet vetëm zyrtarizimi nga ana e klubit, i cili mund të vijë në ditët në vijim.

I ardhur në Torino në verën e vitit 2020, Vojvoda ka grumbulluar gjithsej 133 paraqitje me ekipin “granata” mes Serie A dhe Kupës së Italisë.

Në sezonin aktual, lojtari krahu ka luajtur 15 ndeshje nën drejtimin e trajnerit Vanoli në kampionat.

Trajneri e vlerëson shumë për fleksibilitetin e tij. Lojtari i lindur në vitin 1995 është përdorur si në krahun e djathtë, ashtu edhe në të majtën, por në raste të nevojshme edhe si mbrojtës i tretë në linjë. /GazetaBlic Sport/

Read Previous

Netanyahu: Duhet të vazhdojnë negociatat për lirimin e pengjeve

Read Next

Edon Zhegrova: Viti 2024 ishte më i suksesshmi në karrierë