Media gjermane: Shqipëria me plazhe piktoreske dhe male të paeksploruara

Turistët gjermanë e kanë kthyer Shqipërinë në një destinacion të ri për tu eksploruar. Media gjermane “Prisma” shkruan se Shqipëria është transformuar në një destinacion popullor për të huajt.

Nga statistikat zyrtare, konfirmohet se numri i turistëve gjermanë është rritur krahasuar me një vit më parë. Vetëm për periudhën janar-prill në Shqipëri kanë hyrë rreth 50 mijë turistë gjermanë ose 30% më tepër  se një vit më parë.

E përditshmja gjermane shkruan se Shqipëria ka plazhe të  mahnitshme, male piktoreske dhe një histori të pasur, duke u transformuar në një alternativë interesante kundrejt destinacioneve të mbipopulluara të pushimeve si Italia apo Greqia.

Bregu i Shqipërisë në detin Jon ofron të gjitha bukuritë tipike të rivierës mesdhetare, por pa turma vizitorësh dhe çmime të larta. Dhërmiu është një nga vendet më magjepsës për pushime verore.

Në veri, mund të shijoni peizazhin malor kryesisht të paprekur, me lumenj bruz që rrjedhin nëpër një horizont të pafund majash të mjegullta thuhet në shkrim.

Po ashtu edhe kryeqyteti cilësohet një destinacion që duhet vizituar. Tirana është plot gjallëri  dhe  ngjyrat e theksuara të mureve të ndërtesave largojnë zymtësinë e arkitekturës komuniste.

Shqipëria ofron hotele të reja edhe në fshatrat e vjetër.  Një vend në tranzicion që po zhvillohet me ritme të shpejt thekson media gjermane./abcnews.al

Read Previous

Trump: Nëse humbas zgjedhjet, do të largohem nga SHBA-ja dhe do të shkoj në Venezuelë

Read Next

Rama: Aksesimi i destinacioneve të sporteve të aventurës disafishoi hartën turistike të Beratit