Me volejboll shënohet Java Evropiane e Sportit në Gjakovë

Me moton “Be active” adhurues të volejbolit sot shënuan javën Evropiane të Sportit. Ata u mblodhën në sallën e sporteve “Shani Nushi” në Gjakovë për të shënuar këtë ngjarje e cila organizohet edhe në vendet e tjera të Evropës në javën e fundit të këtij muaji, nga 23 deri më 30 shtator. Është viti i dytë me radhë që klubi i volejbollit “Vëllaznimi” së bashku me akademinë janë nikoqir të kësaj ngjarje sportive. Grupmosha të ndryshme patën mundësinë që të mësojnë disa nga teknikat e volejbollit si dhe të relaksohen më shumë e të jenë aktiv në këtë sport.

BeActive ka për synim të promovojë sportin dhe aktivitetin fizik nëpër tërë vendin. E njëjta thirrje u bë edhe për qytetin e Gjakovës.

Java Evropiane është për secilin, pa marrë parasysh moshën, formimin apo kualifikimin. E rëndësishme është ta duash sportin dhe të jesh aktiv në çfarëdo lloji të tij. Se sa e duan volejbollin treguan vet fëmijët që ishin pjesë e këtij aktiviteti.

Për 4 vite radhazi Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës dhe federatat e sportit e organizojnë këtë ngjarje, e cila ka për qëllim të promovojë sportin dhe aktivitetin fizik si dy aspekte të rëndësishme për shëndetin.

Read Previous

​“Gift of Life” trajton 25 fëmijë me probleme në zemër

Read Next

Kusari-Lila: Bashkë me qeverinë Kurti do të funksionalizojmë 3 parqe industriale- KRONIKË ZGJEDHORE