Më shumë se dy shekuj lashtësi ka kulla e familjes Alija

Kjo kullë po qëndron në këmbë pavarsisht kohës kur daton. Plaku i shtëpisë Sylejman Alija thotë që kjo kullë i ka bërë ballë kohërave edhe pse është dëmtuar tej mase. Arkitektura e vjetër këtu tregon mjaft për historinë e popullit shqiptar, dritaret e vogla gropëzat e hapura për të vështruar armikun e shumë detaje të tjera që të bëjnë të kuptosh heroizmin dhe qëndrueshmërinë ndër vite të kësaj kulle. Plaku i shtëpisë tha që në këtë kullë është lindur dhe rritur.

Ai kujton me nostalgji kohën e kaluar në këtë kullë dhe se kjo do të qëndroj e tillë derisa ai të jetë gjallë.

Kulla e familjes Alija në Nivokaz është vizituar shpesh nga shoqata e personalitete të ndryshme, por askush ende nuk  ka marrë vendim për restaurimin e saj, sepse për banorët e këtushëm është një vlerë e shtuar historike.

Read Previous

Gastronomët kërkojnë që të lirohen nga tarifat e shfrytëzimit të hapësirave publike

Read Next

Numri global i vdekjeve nga COVID-19 arrin në mbi pesë milionë