Me 15 qershor fillon vaksinimi anti-covid i qytetarëve mbi 16 vjet, në Gjakovë

Me 15 qershor në ambientet e shkollës së mesme të ulët “Fehmi Agani” dhe në qendrën e mjekësisë familjare Ereniku në Gjakovë do të fillojë vaksinimi masiv i qytetarëve të komunës sonë. Këtë e kanë bërë të ditur përfaqësues nga menaxhmenti i QKMF në Gjakovë, pas aprovimit zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë.

 Theksojmë se procesi i vaksinimit është duke u realizuar sipas planifikimeve. Të gjithë qytetarët që aplikojnë në platformën e-Kosova sipas listave ftohen për tu vaksinuar.

Gjithashtu bëhet e ditur nga zyrtarët shëndetësor se mosha e lejuar për vaksinim fillon mbi 16 vjet. Dhe procesi do të vazhdoj njëjtë sipas platformës e-Kosova.

Read Previous

Haradinaj: Kisha është e ndërtuar mbi idetë fashiste

Read Next

Vuqiq: Do të refuzoj çfarëdo bisede në Bruksel ku përmendet njohja reciproke