Haradinaj: Kisha është e ndërtuar mbi idetë fashiste

Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës, Daut Haradinaj ka deklaruar se është e papranueshme mbajtja e liturgjisë ortodokse në kishën, e cila gjendet në kampusin e Universitetit të Kosovës.

Ai thotë se kisha është ndërtuar gjatë viteve të 90-ta nga regjimi shtypës i Sllobodan Millosheviqit dhe ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës të reagojnë ndaj këtij incidenti.

 “Me gjithë respektin për liritë fetare, liturgjia ortodokse serbe e mbajtur sot në kishën e kontestuar në oborrin e Universitetit të Prishtinës, kishë kjo e ndërtuar mbi idetë fashiste millosheviqiane, është shkelje e dinjitetit të Republikës sonë e mbi të gjitha ofendim ndaj qytetarëve tanë. Qeveria dhe Komuna të reagojnë menjëherë” ka shkruar Haradinaj në rrjetin social “Facebook”./GazetaSinjali

Read Previous

Tryeza ” Gjakova për Gjakovën ” në nder të veprimtarisë së autorit Agim Gjakova

Read Next

Me 15 qershor fillon vaksinimi anti-covid i qytetarëve mbi 16 vjet, në Gjakovë