Tryeza ” Gjakova për Gjakovën ” në nder të veprimtarisë së autorit Agim Gjakova

Nën moton” Gjakova për Gjakovën”, shoqata e intelektualëve “Jakova” organizoi tryezë tematike kushtuar veprimtarisë letrare të shkrimtarit Agim Gjakova. Në këtë takim prezent ishin shumë figura të shquara për të nderuar krijimtarinë e autorit që veprimtarinë e ka shtrirë mes Kosovës e Shqipërisë.https://www.syri-vision.tv/

Anton Nikë Berisha në fjalën e tij foli më tepër mbi artin poetik të Agim Gjakovës, duke e cilësuar si të vecantë.

Një figurë tjetër që foli mbi veprimtarinë e Gjakovës ishte edhe Prend Buzhala i cili ndër të tjera tha se atë dikur e lexonim fshehurazi e sot është shkrimtar i shumë romaneve.https://www.syri-vision.tv/

Një pikturë nga Naim Berisha iu dhurua Gjakovës në kuadër të kësaj tryeze.

Lidhja me qytetin e Gjakovës është e vecantë për autorin e shumë përmbledhjeve poetike, prozave, dramave  skenarëve dhe romaneve.

Agim Gjakova konsiderohet si shkrimtar  I të dy anëve të kufirit. Ai është simbolikë e bashkimit dhe brenda tij gjejmë të gjitha copëzat e atdheut, u tha nga ky takim.https://www.syri-vision.tv/

Read Previous

Kosova do të pranojë sot donacionin prej 10.000 vaksinave nga Kroacia

Read Next

Haradinaj: Kisha është e ndërtuar mbi idetë fashiste