Kosova ka pranuar 10.000 vaksina anti-COVID nga Kroacia.
Siç mëson KOHA ato do t’u dorëzohen autoriteteve shëndetësore sot.
Lajmin për ardhjen e tyre në Kosovë e ka konfirmuar për Kohën zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti. Ai ka bërë të ditur se vaksinat kanë ardhur të mërkuren në mbrëmje.
Marrëveshja për ardhjen e tyre është nënshkruar më 24 maj mes ministrit Arben Vitia dhe ambasadores kroate në Kosovë, Danijela Barishiq./Koha.net/