Komedia “Mos vdis” shfaqet në teatrin “Hadi Shehu”

Në kuadër të projektit “Arti i njeh të gjitha gjuhët” është shfaqur komedia “Mos Vdis”. Komedi kjo që solli të qeshura pa fund tek publiku që ishte i pranishëm në Teatrin e qytetit “Hadi Shehu”.https://www.syri-vision.tv/

Shfaqja trajton komplikimet e një piktori që e quan veten intelektual e që has në keqkuptime nga stafi i hotelit në të cilin po qëndron. Ai pengohet pa fund nga të gjithë të pranishmit në hotel, e në fund atë edhe tentojnë ta mashtrojnë dhe të ja vjedhin të hollat.https://www.syri-vision.tv/

Regjisori Lendrit Qeli tha se kjo shfaqje ka ardhur pas shumë sfidave që kanë pasur me pandeminë, por që megjithatë ia kanë dalë të realizojnë dicka të bukur.

Loja dinamike e aktorëve dhe dëshira për të sjellë tek publiku të qeshura ishin synimi kryesor i kësaj shfaqjeje.

Përmes projektit ” Arti I njeh të gjitha gjuhët”  janë planifikuar  shfaqjeje teatrale, dy filma të shkurtër amatorë si dhe ekspozitë në tri komuna Rahovec, Gjakovë dhe Prizren.https://www.syri-vision.tv/

Read Previous

Sergio Ramos mendon të rinovojë me Real Madridin

Read Next

Kosova do të pranojë sot donacionin prej 10.000 vaksinave nga Kroacia