Mbyllen shkollat, baret dhe restorantet në Danimarkë, shkak varianti Omicron

Danimarka ka vendosur kufizime të reja, për të parandaluar përhapjen e shpejtë të variantit Omicron.

Sipas zyrtarëve, kufizimet e reja përfshijnë mbylljen e shkollave fillore nga 15 dhjetori, mbylljen e restoranteve dhe bareve nga mesnata e së premtes.

Përveç kësaj, Danimarka ka vendosur që puna të zhvillohet nga shtëpia.

Kryeministri danez ka thënë vazhdimisht se qeveria do të bënte gjithçka që kishte në dorë për të shmangur ri-vendosjen e kufizimeve, por vendi ka shënuar rritje dramatike të rasteve të reja kryesisht gjatë javëve të fundit, duke detyruar të vendosin masa më të ashpra./Gazetasinjali

Read Previous

Weber: Qeveria e re gjermane do të jetë avokat më i fortë për Kosovën

Read Next

A duhet të imunizohemi çdo 6 muaj me vaksinën anticovid? Flasin ekspertët