A duhet të imunizohemi çdo 6 muaj me vaksinën anticovid? Flasin ekspertët

Vaksinat përforcësuese, pra një dozë e tretë, janë përfolur vazhdimisht si element i rëndësishëm për rritjen e imunitetit. Por a do të duhet të bëhen çdo vit? A do të bëhen vaksinat e Covid të përvitshme, ashtu si rasti i gripit?

Dr. William Schaffner, një ekspert i sëmundjeve infektive në Vanderbilt University në Tennessee dhe Dr. Dean A. Blumberg, shefi i sëmundjeve infektive pediatrike në University of California, Davis, ndanë me Healthline mendimet e tyre.

Si e forcojnë imunitetin injeksionet përforcuese?

“Pasi forcojmë imunitetin, atëherë kemi qelizat T të cilat krijohen dhe kanë memorie. Nëse i ekspozojmë sërish ndaj antigjenit, atëherë kjo do të rezultojë në shumëfishimin e tyre dhe formimin e më shumë antitrupave dhe më shumë qelizave. Dhe kjo është ajo që rezulton në mbrojtje shtesë,” tha Dr. Blumberg.

“Për njerëzit vjeç e lart, imuniteti zvogëlohet duke filluar nga 6 muaj, kështu që ka një shkallë në rritje të shtrimit në spital me infeksionet e reja,” shpjegoi ai. “Megjithatë, ne e dimë se kujtesa imune mbetet e fortë dhe kjo është arsyeja pse dhënia e një doze shtesë rezulton në një përgjigje imune shumë të fortë.”

A do të bëhen përforcuesit diçka vjetore?

Schaffner dhe Blumberg thonë se është shumë herët për të thënë se sa shpesh mund të kërkohen përforcues. Blumberg thotë se ideja që vaksinat përforcuese të Covid-19 të jepen në të njëjtën frekuencë si vaksinat e gripit, në baza vjetore, është një mundësi.

“Unë do të shpresoja që të mos kemi nevojë për një përforcues çdo 6 muaj. Do të shohim, mbase do të jetë çdo vit ose ndoshta nuk do të duhet të jetë aq shpesh. Unë pres plotësisht që Covid-19 do të jetë me ne përgjithmonë dhe ne nuk do ta eliminojmë nëse nuk ka përparime fantastike në zhvillimin e vaksinës. Por unë mendoj se do të jetë shumë i ngjashëm me gripin,” tha ai. “Pra, mbase do të bëjmë një vaksinë çdo vjeshtë siç bëjmë për gripin.”/Anabelmagazine

Read Previous

Mbyllen shkollat, baret dhe restorantet në Danimarkë, shkak varianti Omicron

Read Next

ShSKUK: 6 pacientë me COVID-19 pozitivë, 31 post-covid