Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se 31 pacientë po trajtohen me post-COVID-19.
Në trajtim mjekësor janë 37 pacientë, 6 prej tyre janë me COVID-19.
Ndërsa 10 pacientë janë në oksigjenoterapi, dhe një me maskë oksigjen.
Raporti i plotë:
Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Univeristar të Kosovës (ShSKUK), në trajtim mjekësor janë 37 pacientë. 6 pacientë janë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 31 të tjerë janë post-covid.
10 pacientë janë me oksgjeno terapi, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive ka 1 pacient me maskë oksigjeni.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 5 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 23 pacientë post-covid
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 1 pacient me maskë oksigjeni
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë
Spitali i Pejës, 3 pacientë
Spitali i Ferizajt, 3 pacientë