Një kod i ri sjelljeje për të eliminuar racizmin në industrinë e muzikës do të miratohet në vitin 2023. Lajmi u bë me dije nga prestigjiozja britanike “The Guardian”.
Kodi u projektua nga “Black lives in music” (BLIM), një organizatë e krijuar për të trajtuar pabarazinë në zhanrin e muzikës jazz dhe klasike për muzikantët me ngjyrë.
Në raportin i vitit 2021 rezultoi se ka abuzim racist dhe pabarazi racore në të gjithë industrinë muzikore. Kodi i antiracizmit do të mbulojë çështjet rreth pagave, përfshirjes dhe sigurisë për artistët me ngjyrë, aziatikë dhe me etni të ndryshme.
I mbështetur nga Autoriteti i Pavarur i Standardeve, kodi do të përfshijë të gjithë ata që punojnë në fushën e muzikës në Mbretërinë e Bashkuar, duke filluar nga stafi teknik i pavarur e deri tek artistët që punojnë për kompani të mëdha.
Kodi lindi nga një raport i vitit 2021 nga BLIM, i cili zbuloi se 63% e krijuesve të muzikës, me ngjyrë, kishin përjetuar racizëm në industrinë e Mbretërisë së Bashkuar, një shifër që rritet në 73% për profesionistët e muzikës.
1 mijë e 718 interpretues, krijues dhe staf i anketuar raportuan përvoja të ngacmimit, bullizmit dhe gjuhës raciste. Si rezultat, 36% e profesionistëve me ngjyrë të muzikës thanë se kanë pasur problem te lidhura me shëndetin mendor.
Personat me ngjyrë dhe personat me etni të ndryshme janë të nën përfaqësuar në pozitat e larta të industrisë muzikore, duke përbërë 19.9% të pozicioneve ekzekutive sipas një sondazhi të vitit 2021 nga organi i industrisë “UK Music” .
Ndërsa shumë organizata muzikore premtuan të zbatojnë strategji kundër racizmit pas vrasjes së George Floyd në vitin 2020, pak është bërë që në atë kohë.
Në të ardhmen, organizata jofitimprurëse që mbështet industritë kreative në vend, “Creative UK”, do të zbatojë kodin edhe nëpër industri të tjera krijuese.
Me mbështetjen e Autoritetit të Pavarur të Standardeve dhe organeve tregtare, Beaumon-i tha se shpresonin që ky kod të sjellë ndryshime në industrinë muzikore në përgjithësi. /Albanianpost.com