Mbi 1 mijë e 400 vende të lira pune në “superpuna”, Murati thotë se ka paga deri në 1 mijë euro

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se deri tash janë shpallur 1 mijë e 413 pozita të lira pune në platformën “superpuna”, krijuar nga Qeveria e Kosovës.

Murati tha se paga mesatare e këtyre pozitave është 358 euro, derisa shtoi se ka paga që shkojnë edhe deri në 1 mijë euro.

“Aktualisht në superpuna janë 1,413 pozita të lira pune për të rinjtë 18-25 vjeç. Paga mesatare e këtyre pozitave është 358 euro, që nënkupton se shumica e bizneseve po shtojnë pagën mbi subvencionin e Qeverisë, por ka paga që shkojnë edhe deri në 1,000 euro”, ka shkruar Murati.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka krijuar një platformë punësimi për të rinjtë.

Përmes “superpuna”, çdo punëdhënës mund të angazhojë deri në 30% të stafit të tyre ekzistues, e Qeveria do të bëj subvencionimin e pagës për 264 euro në muaj, për gjashtë muaj me radhë.

Punëdhënësit mund të jenë nga sektori privat, publik dhe sektori jo-qeveritar. /Gazeta Express

Read Previous

Kurti kërkon drejtësi për Astrit Deharin

Read Next

Kurti për dialogun: Njohje reciproke si thelb, reciprocitet si princip