Është mbajtur mbledhja e parë Komitetit për Komunitete në sallën e Kuvendit Komunal të Gjakovës. Në hapje është bërë zgjedhja e Kryesuesit të Komitetit për Komunitet ku fillimisht është propozuar Emrah Cërmjani i cili u tërhoq pas angazhimeve. Ky i fundit më pas propozoi Ergit Qelin nga komuniteti egjiptian i cili morri votat unanime të të gjithë anëtarëve.
Nga anëtarët si dhe nga kryetarja e Kuvendit Komunal Arbënesha Kuqi u premtua angazhim dhe bashkëpunim në këtë mandate për të krijuar stabilitet dhe mirëqenië për pjestarët e komuniteteve.