MASHTI nuk ndan tekste shkollore për klasat përgatitore

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit tri vitet e kaluara shkollore ka furnizuar nxënësit parafillor me tekste shkollore mirëpo këtë vit kjo nuk do të ndodhë. Prindërit janë të detyruar që tekstet shkollore t’i sigurojnë vet. Drejtoresha e Institucionit parashkollor “Ganimete Terbeshi” në Gjakovë, Arta Stavileci tha që kjo ka ndodhur për shkakun që këto tekste shkollore nuk janë konsideruar të përshtatshme nga disa komuna dhe organizat kredibile.

Ndërkohë ajo shtoi që edukatoret e këtij institucioni kanë vendosur që të punojnë me tekstet e njëjta.

Edukatoret që kanë vendosur të punojnë me të njejtat tekste, mendojnë që janë të përshtatshme dhe ju lehtësojnë punën atyre, por njëra nga edukatoret shprehet se kostoja e blerjes së teksteve shkollore nga prindërit për fëmijët nuk është e vogël duke ditur situatën në të cilën ndodhemi.

Ne kërkuam nga Ministria e Arsimit të na informojë se a do të furnizohen nxënësit parafillor me tekste shkollore në rastet kur edukatoret vendosin të punojnë me ato tekste shkollore duke e ditur që kanë qenë të lira në përzgjedhje, dhe pranuam këtë përgjigje.

Në MASHTI janë adresuar disa kërkesa apo pyetje për sqarim nga DKA-të apo IP, se me cilin libër apo cilat tekste shkollore do të punohet me fëmijët e nivelit parafillor, për vitin shkollor 2021-2022.
MASHTI me shumë kujdes e ka trajtuar çështjen e ngritur nga institucionet në fjalë dhe pas pranimit të vërejtjeve dhe rekomandimeve nga disa komuna dhe organizata të ndryshme kredibile se teksti apo pako e ofruar deri tani për fëmijët e nivelit parafillor nuk ka qenë e përshtatshme për këtë moshë të fëmijëve, është vendosur që për vitin shkollor 2021-2022, të mos shpërndahet në shkolla.

Pra, për vitin shkollor 2021-2022, për këtë nivel të arsimit Aktivet profesionale apo edukatoret e nivelit përkatës do të vendosin vetë se me cilin material do të punojnë.

Read Previous

​Tërmet në Tiranë

Read Next

Haxhiu takon udhëheqësit e institucioneve të drejtësisë