Masar Kupa: Piktura është reflektimi i asaj çka unë nuk e shpreh dot verbalisht

Ekipa e së martës këtë rradh vizitoj profesorin e nderuar Masar Kupa…shtrengimi i dorës e buzëqëshja e ngrohtë ishin shprehje të mikëpritjes së tij.

Në pamje të parë cdo pikturë të befason me bukurinë e saj, por ajo që kuptuam gjatë bisedës me profesorin Kupa është dhe kuptimi i secilës pikturë, pra përvec një art i bukur është dhe i kuptimt,cdo pikturë  këtu është e lidhur me një përjetim e nostalgji personale.

E bukura realja e trillimi, janë pikat me te forrta të pikturimit nga ky profesor, të paraqitura në ciklet e ashtëquajtura Qetësia.

Skënderbeu… figura legjendare për mbarë shqiptaret skishte se si të mungonte në ciklet e artistit Kupa.

Historia nëse nuk kujtohet ajo harrohet tregon kjo pikture ku shfaq më së miri dhimbjen e luftës së fundit në Kosovë.

Perlat e vendlindjes quhet cikli në të cilin bënë pjesë kjo pikturë, por cili është kuptimi i saj e kuptojme nga piktori Masar Kupa.

Nëna padyshim është dashuria më e madhe për cdo njeri e skishte sit ë mungonte dhe portreti i së cilës profesori Kupa e kujton me shumë nostalgji të ëmen.

Nëse një ditë do ta gjeja veten të ndarë nga piktura unë do të isha një hap larg vetes. Piktura është pasqyra ime, është reflektimi i asaj çka unë nuk e shpreh dot verbalisht. Ndaj nëse një ditë nuk do të pikturoja, do të dija më pak për vetveten, do të isha më i huaj ndaj asaj që jam shprehet profesori Masar Kupa.

Read Previous

Ushtari hero që veproi në Kosovë, synon medalje në Paraolimpiadën Dimërore

Read Next

Nesër vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës