Man Utd do ta shpërblejë me kontratë të re yllin e ekipit pas paraqitjeve të jashtëzakonshme

Manchester United ka marrë vendimin përfundimtar për të mbajtur në ekip Scott McTominay dhe për ta shpërblyer atë me kontratë të re pas paraqitjeve të mira këtë sezon.

Reprezentuesi skocez ka arritur këtë sezon që me paraqitjet e tij në fushë të bëhet pjesë kyçe e formacionit të Erik ten Hag.

McTominay ka shënuar nëntë gola në të gjitha garat, ku shtatë prej tyre erdhën në Ligën Premier aty ku ka bërë 23 paraqitje, që do të thotë se ka shënuar dyfishin e golave duke thyer rekordin e tij personal të mëparshëm.

Kjo formë e tij e mirë ka bërë që ai të mos jetë vetëm favoriti i teknikut holandez, por gjithashtu ka bindur edhe hierarkinë e klubit se është pjesë vitale e së ardhmes.

Pikërisht për këtë arsye Sir Jim Ratcliffe ka vendosur që t’i jap atij një kontratë të re dhe ta shpërblejë me rritje të pagës.

Sipas asaj që raportohet tani paga e McTominay do të dyfishohet dhe me kontratën e re ai do të përfitojë 120 mijë euro në javë.

Duke bërë këtë lëvizje, Man Utd i jep fund interesimit të klubeve tjera për McTominay, duke marrë parasysh se Newcastle dhe West Ham United kishin shprehur interesim serioz për shërbimet e tij./Telegrafi/

Read Previous

Murati kundështon akuzat e Abdixhikut dhe Hotit për humbje në Trust

Read Next

78 ditë bombardime: Detajet kryesore të fushatës së NATO-s