Maja e Mencekut në Tiranë, një destinacion për të apasionuarit e malit

Destinacionet malore në vend mbeten një atraksion absolut për turistët vendas dhe të huaj.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje të Majës së Mencekut në Tiranë, ku grupe turistësh të apasionuar pas hicking dhe natyrës, shfaqen në majën e malit të mbuluar me dëborë, duke shijuar bukuritë e zonës malore.

“Një tjetër destinacion për të apasionuarit e malit”, shkruan Rama në postimin në rrjetet sociale.

Maja e Mencekut ndodhet në një lartësi prej 1827 metrash dhe ndodhet në zonën e Dajtit, vetëm një orë larg Tiranës. /ATSH/

Read Previous

Mijëra banorë pa ujë dhe energji elektrike mes motit të keq në këtë shtet

Read Next

Shqipëri/ Stoku i investimeve austriake shënoi 843 milionë euro në 2024-ën