Lodrat tek parku “Rinia” jo të sigurta për lojë

Banorët e këtushëm prapa kamerave u shprehën se janë të vetëdijshëm për rrezikun që paraqesin këto lodra për fëmijët e tyre, por që ky është i vetmi ambient argëtimi, ndonëse nuk e mohojnë se edhe vet duhet të tregohen të kujdesshëm në mirëmbajtjen e parkut.

Nga Drejtoria për Shërbime Publike në komunën e Gjakovës përmes e-mailit, është përgjigjur Lekë Sina.

Sa i përket lodrave të parkut “Rinia”( në afërsi të garazhës së autobusëve), do të shohim mundësinë që përmes kontratave për mirëmbajtje të bëjmë sanimin e tyre.

Ne do të përcjellim gjendjen e parkut në vazhdimësi deri në përmirësimin dhe sigurimin e kushteve më të mira për lojë dhe qëndrim në këtë park për banorët.

Read Previous

Dy rrugë në paralagjen Brekoc dhe rruga kryesore te sheshi “Agron Rama” pa ndriçim

Read Next

Haliti për arkivën e UÇK-së: Dikush mund të ketë ditar personal, por këto s’janë arkiv