Liqeni – Prishtina 01, sonte zhvillohet finalja e dytë në futsal

FC Liqeni pret sot FC Prishtinën 01 në kuadër të ndeshjes së dytë finale të play-offit në kuadër të Superligës së Kosovës.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve i takoi FC Prishtina 01 vetëm pas penalltive, në një ndeshje dramatike ku rezultati ndryshonte shumë shpesh.

Ndeshja fillon në ora 20:00 dhe zhvillohet në palestrën “Hysni Jetullahu” në Drenas.

Në rast fitoreje të FC Prishtinës, kryeqytetasit shpallen kampion, ndërsa në rast të fitores së Liqenit, do të zhvillohet edhe ndeshja e tretë.

/Telegrafi/

Read Previous

Operacioni “Shpërndarësi 3”, Policia sekuestron drogë, vetura, para dhe arreston katër persona

Read Next

Në vitin 2100, Kosova do të jetë e dyta në Ballkan me popullsinë më të vjetër