Ligji për kontrollin e duhanit, Peci: Janë shqiptuar një numër i konsiderueshëm i gjobave

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë të ditur se pas inspektimeve gjatë të enjtes në tërë territorin e Republikës së Kosovës, janë shqiptuar një numër i konsiderueshëm i gjobave.

Ai në një postim në Facebook shkruan se zbatimi i ligjit nuk ka alternativë, ndërkaq u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i raportojnë rastet e moszbatimit të Ligjit për kontrollin e duhanit.

Lexoni të plotë postimin:

Ligjet janë bërë që të zbatohen e jetësohen në praktikë e jo që të mbeten në letër!

Pas inspektimeve të ditës së djeshme në tërë territorin e Republikës së Kosovës, janë shqiptuar një numër i konsiderueshëm i gjobave; gjë e cila nuk na bën të lumtur. Mirëpo zbatimi i ligjit nuk ka alternativë.

Së bashku me qytetarët si palë bashkëpunuese, le ta zbatojmë ligjin me qëllim që ta shndërrojmë Republikën tonë në një vend të jetueshëm e shtet të së drejtës.

Ftojmë qytetarët që kudo që evidentojnë raste të mos-zbatimit të Ligjit për Duhanin, t’i raportojnë në numrin 080050095 që Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës e ka në dispozicion.

🚭Ska kthim prapa!

🚭STOP duhanit!. 

/Telegrafi/

Read Previous

Banka Botërore miraton strategjinë e re 5- vjeçare për Shqipërinë, parashikon 900 milionë dollarë mbështetje

Read Next

Presidentja Osmani dekretoi 21 prokurorë me mandat fillestar