Liderët e botës mblidhen në Skoci për samitin e klimës

Delegates and officials take their seats for the Procedural Opening of the COP26 U.N. Climate Summit in Glasgow, Scotland, Sunday, Oct. 31, 2021. The U.N. climate summit in Glasgow formally opens Sunday, a day before leaders from around the world gather in Scotland’s biggest city to lay out their vision for addressing the common challenge of global warming. (AP Photo/Alberto Pezzali, Pool)

Qyteti skocez Glasgow është gati për të mirëpritur liderët e botës në samitin e shumëpritur COP26 për ndryshimet klimatike.

Delegatët e 200 shteteve do të jenë aty për të njoftuar se si do të kufizojnë emetimet e gazrave të dëmshëm deri në vitin 2030 dhe të ndihmojnë planetin. Me ngrohjen e botës për shkak të emetimeve të karburanteve fosile të shkaktuara nga njerëzit, shkencëtarët paralajmërojnë se nevojitet veprim urgjent për të shmangur një katastrofë klimatike.

“Për sa i përket mesazheve kryesore që po dalin, mendoj se të gjithë e pranuan se Glasgow do të jetë një pikë kritike për vendosjen e ambicieve në këtë dekadë vendimtare. Së pari mendoj se ka konsensus që duhet të bëjmë më shumë për sa i përket kufizimit të rritjes së temperaturës globale në 1.5 gradë celsius”, deklaroi Alok Sharma, presidenti i COP26.

Kryeministri britanik tha se samiti do të jetë “momenti i së vërtetës për botën”. 

“Ky samit mund të jetë tepër i vështirë dhe jam i shqetësuar pasi mund të shkojë keq dhe mundtë mos marrim marrëveshjet që na duhen”, deklaroi Boris Johnsson.

Në ditën e parë të samitit për klimën do të prezantohet një raport i Organizatës Botërore të Meteorologjisë, në të cilin do të krahasohet niveli i temperaturës globale të këtij viti me vitet e kaluara. Gjithashtu do të theksohet alarmi se ndryshimet klimatike po intensifikojnë motin ekstrem me valë të të nxehtit, përmbytje dhe zjarre në pyje.

Ndërkohë, përpara mbërritjes së liderëve, Skocia është pushtuar nga aktivistë të shumtë, të cilët kanë nisur me manifestimet e shumta në kërkim të veprimeve konkrete për luftimin e ndryshimeve klimatike.

/GazetaExpress/

Read Previous

Asistoi te goli kundër Leeds United, kjo është nota e Milot Rashicës

Read Next

Pastroi paratë e trafikantëve shqiptarë, familjes kineze i sekuestrohen pronat