Në palestren e sporteve “Shani Nushi” në Gjakovë u zhvillua superderbi i javës së trembëdhjetë ndërmjet FC Liburn dhe Drenica & Tradita nga Skenderaj. Kjo përballje u përshkua me lojë shumë të fortë dhe rivalitet të skajshëm.https://www.syri-vision.tv/
Pas më shumë se 15 minuta lojë u shënua goli i parë për Liburnin nga futbollisti Drilon Maxharraj.
Edhe pse që nga fillimi i takimit pati raste të shumta shënimi, pjesa e parë e lojës u mbyll në favor të skuadrës gjakovare./https://www.syri-vision.tv/
Minutë pas minute përpjekjet për të shënuar në portën e Drenicës nuk munguan. Kështu u shënua edhe goli i tretë nga Arbër Dobroshi. Angazhimi nuk mungoj deri në fund, pesë minuta pa përfunduar ndeshja epërsinë për skuadren gjakovare e shënoj Malush Qerimi.Dhe ndeshja përfundoj me rezultat 4:0 në favor të kuq e zinjëve.