Leverkuseni i Xhakës sot mund të shpallet kampion për herë në parë në histori

Futbollistët e Bayer Leverkusen sot mund të shpallen kampion i Bundesligas gjermane, për herë të parë në histori të klubit.

U deshtën plot 120 vjet, për ta arritur trofeun më të çmuar të futbollit gjerman.

Ardhja e Xabi Alonsos, në krye të shtabit teknik duket se po jep rezultatet e para.

Ndeshja përcaktuese luhet prej orës 17:30, ku Granit Xhaka me shokë në “BayArena” përballë do ta kenë Werder Bremenin.

“Farmacistët” janë në krye të tabelës me 76 pikë, duke lënë prapa Bayern Munchenin i cili ka 13 pikë më pak në vendin e dytë.

Në rast të fitores, skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso, do ta kryente punën rreth çështjes së titullit, pas 29 javësh.

Leverkusen me plus tri pikë, do t’i bënte 16 pikë diferencë pesë javë para se të përfundojë kampionati.

Bayer Leverkuseni, i Granit Xhakës është në lojë për t’i fituar edhe disa tituj si: Europa League, Kupa e Gjermanisë etj.

Aktualisht, Leverkusen i ka 41 ndeshje pa humbje në të gjitha garat/Klankosova.tv

Read Previous

Gjendet një granatë dore e kohës së luftës pas gërmimeve

Read Next

Mbi 1500 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë në Kosovë