Lëndoi një zyrtar policor, arrestohet i dyshuari

Një burrë është arrestuar në Fushë Kosovë, i cili ka rezultuar me urdhëresë aktive.

I njëjti gjatë arrestimit ka rezistuar ku si pasojë një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti gjatë verifikimit ka rezultuar se ka urdhëresë aktive. Gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 0.2 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. I dyshuari gjatë arrestimit ka rezistuar me që rast një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore. Zyrtari policor ka pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

I dyshuari pas intervistimit është dërguar në vuajtje të dënimit sipas urdhëresës së gjykatës. /Klankosova.tv/

Read Previous

Netanyahu refuzon propozimin e SHBA-Francë për armëpushim midis Izraelit dhe Hezbollahut

Read Next

Rusia sulmon Kievin me dronë e raketa për afro 5 orë