Gjakovë: Lëndohet rëndë një person, dyshohet të jetë nga një mjet shpërthyes

Një person është lënduar rëndë në Babaj të Bokës me një mjet shpërthyes dhe i eshte amputuar dora.

I lënduari eshte dërguar me emergjencë ne QKUK thotë dr. Gjokë Komani, specialist i emergjencave ne spitalin Isa Grezda.

Aktualisht janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore nga Policia e Kosovës.

Raporti i Policisë:

“Rreth orës 11:15 jemi njoftuar se viktima mashkull i moshës rreth 30 vjeçare kishte pësuar lëndime të rënda trupore (dyshohet si pasojë e kontaktit nga mjet shpërthyes) në një fushë të hapur në fshatin Babaj Bokës-Gjakovë. Njësitet e nevojshme policore ju kanë përgjigjur rastit dhe viktima është dërguar me emergjencë për trajtim mjekësor. Aktualisht janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës. /tvsyrivision/

Read Previous

Çfarë po ndodh në botë?

Read Next

Man City dhe Man Utd duan trofeun e FA Cup, formacionet zyrtare të finales