Lëndohet Leart Paqarada, kthehet në Gjermani

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do të jetë pa mbrojtësin e majtë, Leart Paqarada në ndeshjet ndaj Lituanisë dhe Qipros.

FFK-ja ka njoftuar të enjten paradite, që Paqarada është liruar nga grumbullimi dhe është kthyer në Gjermani. Ai është pjesë e Koelnit, ndërsa së fundi kaloi formë të lartë.

Por në dy ditët e kaluara Paqarada ushtroi i ndarë nga grupi. Dhe pas kontrollimeve mjekësore u vendos që të kthehet në klub për trajtim të mëtejmë.

Kosova të shtunën luan ndaj Lituanisë e pas tre ditëve kundër Qipros. /KOHA.net/

Read Previous

Lansohet Rrjeti për inteligjencë kundër pastrimit të parave në Kosovë

Read Next

De la Fuente shpërthen ndaj Federatës së Spanjës