“Le Figaro”: Ja cilat janë plazhet më të bukura shqiptare

Media më e madhe franceze thotë se vija bregdetare shqiptare konkurron vendet elitare në turizëm.

Riviera shqiptare për të përditshmen franceze “Le Figaro” ka disa nga plazhet më të bukura në Evropë.

Vija bregdetare është e përbërë nga kështjella antike, kanione, limane dhe plazhe të izoluara.

Nga plazhet më të njohura e deri tek ato të fshehura, media më e madhe franceze rendit disa nga më të bukurat.

Plazhi ka ujëra të pastra kristal, me shkëmbinj, kodra mes blusë dhe smeraldit të detin Jon.

Plazhi i Porto Palermos është i fshehur në një nga gjiret në jug të vendit. Veçon një nga sarajet e shumta të strategut Ali Pashë Tepelena, të cilat ai jo pa qëllim i ndërtonte në pika strategjike dhe bëhet fjalë për kalanë e Ali Pashës e cila qëndron në mes të detit dhe legjendës.

Ajo ishte një dhuratë për një nga gratë e tij, Vasiliqinë, të cilën, sipas shkrimtarëve të kohës, pashai i Janinës e kishte shumë përzemër.

Vijon me Ksamilin për të cilin thekson se para disa vitesh e njihnin vetëm vendasit, të cilët vinin për t’u çlodhur në fundjavë ndërsa sot është shndërruar në një destinacion në trend.

Plazhi i Gjipesë dhe ai i Gramës janë ndër plazhet e tjera të vlerësuara nga “Le Figaro”.

Dy plazhet e tjera me guralecë të imët janë ai i Llamanit dhe Dhërmiut. Shumë vizitorë në këto plazhe  marrin me qira çadra dhe shezlongë, shijojnë shkuma party dhe muzikën elektronike në verë./Telegrafi

Read Previous

Përmbyllen punimet për projektligjin e KPK-së, Haxhiu: Synojmë përbërje të balancuar mes prokurorëve

Read Next

Gjykata refuzon kërkesën e prokurorisë për paraburgim ndaj Akil Gjakovës