Lavrov dhe Selakoviq bisedojnë për Kosovën

Ministrat e Punëve të Jashtme të Rusisë dhe Serbisë, Sergei Lavrov dhe Nikola Selakoviq, të hënën kanë biseduar në telefon lidhur me planet për kontakte të mëtejshme të nivelit të lartë, siç thuhet për zgjidhjen e problemit të Kosovës dhe situatën aktuale në Ballkan.

Kështu ka njoftuar ministria e Jashtme ruse, raporton Tanjug, transmeton Klankosova.tv.

“Të dyja palët shkëmbyen mendime për situatën në Ballkan, situatën në lidhje me zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe çështjet aktuale ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë.

Read Previous

Këto vende do të mbesin sot pa rrymë

Read Next

Pfizer, BioNTech dhe Moderna fitojnë 65,000 dollarë në minutë nga vaksinat kundër Covid-19