Bayerni i beson talentit kosovar, Erblin Osmani në listë për përballjen me Atleticon
Pfizer, BioNTech dhe Moderna fitojnë 65,000 dollarë në minutë falë vaksinave të koronavirusit, sipas një raporti të Aleancës së Vaksinave Popullore.
“Kompanitë farmaceutike e kanë rritur sasinë, duke shitur shumicën dërrmuese të vaksinave të tyre në vendet e pasura, në dëm të vendeve më pak të zhvilluara, ku shkalla e vaksinimit kundër Covid-19 mbetet e ulët”, tha grupi në një deklaratë.
AstraZeneca dhe Johnson & Johnson , nga ana tjetër, i shesin vaksinat e tyre me çmimin e kostos .
“Është e pamoralshme që disa kompani të fitojnë miliona dollarë çdo orë, në një kohë kur vetëm 2% e njerëzve që jetojnë në vendet me të ardhura të ulëta janë vaksinuar plotësisht kundër Covid-19,” tha Maaza Seyum.
Aleanca Popullore e Vaksinave, e cila ka 80 anëtarë, përfshirë Oxfam dhe Zyrën e Kombeve të Bashkuara për AIDS (UNAIDS), po u kërkon kompanive farmaceutike që të heqin menjëherë patentat për vaksinat kundër Covid-19.
/abcnews.al